Kryediplomatja suedeze “krenare” për njohjen e Palestinës

Ministrja e Punëve të Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, ka deklaruar se “ndjehet krenare” që vendi i saj ka njohur Palestinën si shtet të pavarur, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jam krenare për vendimin e qeverisë së Suedisë, e cila në vitin 2014 njohu Palestinën si shtet të pavarur”, tha Wallstrom për transmetuesin shtetëror SVT.

Wallstrom tha se shumë vende ndoqën udhëheqjen e Suedisë në njohjen e Palestinës.

“Kjo tregon se kemi njohur Palestinën në kohën e duhur. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Palestinën”, shtoi ajo.

Për kritikën izraelite ndaj politikës së Suedisë mbi Palestinën, Wallstrom theksoi se dialogu midis Suedisë dhe Izraelit për të zgjidhur problemet mes dy vendeve vazhdon.

Lidhjet me Izraelin arritën në nivelin më të ulët në tetor të vitit 2014, kur Suedia u bë anëtarja e parë e BE-së në Evropën Perëndimore që njohu zyrtarisht shtetin e Palestinës.

Në vitin 2015, Wallstrom anuloi një vizitë zyrtare në Izrael, pasi asnjë zyrtar izraelit nuk ishte përgatitur për ta pritur atë.

Palestina prej kohësh ka kërkuar njohje ndërkombëtare si pjesë e synimit të saj për një zgjidhje me dy shtete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button