Erdogan në bisedën me Trump propozon grup punues për S-400

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në një bisedë telefonike me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ka propozuar krijimin e një grupi punues lidhur me furnizimin e sistemit të mbrojtjes ajrore S-400, transmeton Anadolu Agency (AA).

Washingtoni pengon blerjen e sistemit S-400 nga Turqia.

Zyrtarët e SHBA-ve kanë sugjeruar që Turqia të blejë sistemin e raketave Patriot të SHBA-ve në vend të atij rus S-400, duke argumentuar se ky i fundit është i papajtueshëm me sistemet e NATO-s.

Turqia është përgjigjur se ishte SHBA ajo që refuzoi blerjen e sistemit Patriot, gjë që e detyroi të kërkonte shitës tjerë, pas së cilës Rusia i ofroi një marrëveshje më të mirë duke përfshirë transferimet e teknologjisë.

Sipas presidencës turke, çështjet bilaterale dhe rajonale po ashtu ishin temë të bisedës telefonike midis dy presidentëve.

Presidenca turke bëri të ditur se Erdogan dhe Trump shkëmbyen mendime mbi zhvillimet e fundit në Siri dhe ranë dakord të vazhdojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Krerët e dy vendeve po ashtu përsëritën qëllimin për arritjen e vëllimin tregtar prej 75 miliardë dollarësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button