Takimi-Zaev -Merkel në Berlin, Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prepsës është një shembull pozitiv në Ballkan

Konferenca për Ballkanin Perëndimor ka mbledhur liderët e rajonit në Berlin, ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, para fillimit të Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Berlin, ka pritur në takim kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe kryediplomati Nikolla Dimitrov, raporton Andolu Agency (AA).

Siç njofton Qeveria e Maqedonisë së Veriut temë kryesore në takim ishin përfitimet nga Marrëveshja e Prespës, e arritur me palën greke, për stabilitetin, bashkëpunimin dhe paqen në rajon.

“Në mënyrë reciproke u konkludua se Maqedonia e Veriut dhe Marrëveshja e Prepsës është një shembull pozitiv në Ballkan dhe se ky sukses është një inkurajim për të gjitha vendet pjesëmarrëse në konferencën për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftim.

Më tej, thuhet se kryeministri Zaev dhe kancelarja Merkel theksuan rëndësinë e përfitimeve ekonomike midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Ata po ashtu theksuan se një bashkëpunim i tillë “duhet të intensifikohet në të gjithë rajonin”.

Ndryshe, sot në Berlin me ftesë të kancelares Merkel mbahet takimi mbi Ballkanin Perëndimor, ku përveç kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perëndimor të pranishëm janë edhe presidenti francez, Emmanuel Macron dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Federica Mogherini. Në takim janë të ftuar edhe kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë, Marjan Sharec dhe Andrej Plenkoviq.

LEXO:Merkeli do t’i bëjë trysni Makronit që ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut me fillim të bisedimeve

LEXO:Samiti në Berlin: Maqedonia po lufton për qershor, Merkel dhe Makron po shtyjnë për në shtator

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button