Libi, rifillojnë përleshjet për marrjen e kontrollit në Tripoli

Përleshje të reja shpërthyen midis forcave rivale në jug të Tripolit në vazhdën e përpjekjejeve të gjeneralit Khalifa Haftar për të fituar kontrollin mbi kryeqytetin libian, tha një burim ushtarak, transmeton Anadolu Agency (AA).

Burimi, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se dhuna ka rifilluar në al-Khula në jug të Tripolit, pas një përpjekjeje të forcave të Haftarit për të përparuar në rrethin Salahuddin në kryeqytet.

Ai tha se forcat e Haftarit arritën të marrin kontrollin e kampit al-Yarmouk në jug të Tripolit.

Ndryshe, më 4 prill, Khalifa Haftar, komandant ushtarak në Libinë lindore, dha urdhrin për nisjen e një ofensive ushtarake për të pushtuar kryeqytetin Tripoli, ku gjendet selia e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të mbështetur nga OKB-ja.

Libia ka mbetur e përfshirë nga trazirat që nga viti 2011, kur një kryengritje e përgjakshme e mbështetur nga NATO-ja çoi në rrëzimin dhe vdekjen e presidentit Muamar Gadafi pas katër dekadash në pushtet.

Që atëherë, ndarjet politike në vend kanë shkaktuar ndarjen e pushtetit, një në qytetin lindor të Al-Bayda, me të cilën Haftar është i lidhur, dhe qeveria e mbështetur nga OKB-ja në Tripoli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button