KE: Fitore e qartë e forcave proevropiane në Spanjë

Kryetari i Komisionit Evropian do t’i dërgojë  urim gjatë ditës  fituesit të zgjedhjeve të djeshme spanjolle, kryeministrit Pedro Sançez, paralajmëroi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas.

Komisioni Evropian konsideron se zgjedhjet në Spanjë treguan se populli spanjoll është shprehur për Bashkimin Evropian edhe krahas rritjes së djathtistes ekstreme, partisë Uoks, transmeton MIA.

“Atë që rezultatet e treguan është se shumicë e madhe e popullit spanjoll i zgjodhën partitë politike proevropiane, përkatësisht 99 për qind”, theksoi sot Shinas.

Ai paralajmëroi se kryetari i Komisionit Evropian gjatë ditës do t’i dërgojë letër kryeministrit të tanishëm  nga rradhët e socialdemokratëve, Pedro Sançez, në të cilën do t’i urojë për “fitoren e qartë”.

Edhe pse është në epërsi të dukshme, partia e Sançezit nuk ka vota të mjaftueshme që të formojë qeveri stabile dhe do të duhet  të formojë koalicion me partitë tjera.

“Jemi të bindur se sipas procedurës kushtetuese në Spanjë, Sançez do të mund të formojë  qeveri stabile proevropiane e cila do t’i mundësojë Spanjës të luajë rol të rëndësishëm në Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button