Thaçi nga Berlini: Merkel duhet ta bind Vuçiqin për njohjen e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se negociata nuk mund të ketë pa SHBA-të, por që Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar dhe asnjë mënyrë me kushtëzime, njofton Klan Kosova.

Në një deklaratë për media, Thaçi theksoi se BE-ja është e “dobët” dhe “jounike” për të lëvizur gjërat në Ballkanin Perëndimor.

“Mendoj se sot është dita që Merkel të bindë Vuçiq për njohje të Kosovës, gjithashtu edhe pesë vendet e tjera.Ne kishim takim edhe me Mogherinin dhe ishte takim i mirë gjithashtu takimi me ambasadorin e SHBA-së është në vazhdën e konsultimeve të mia si president dhe delegacionit të Kosovës. Roli i SHBA-së ka qenë , është dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm.

“Edhe liria edhe Pavarësia ndërlidhen me SHBA-të prandaj një konsultë me ambasadorin amerikan është krejt normal, i pranueshëm dhe i zakonshëm ndërsa do të ishte befasuese të ndodhte e kundërta pasi SHBA-të për ne janë të pazëvendësueshme.

Thaçi theksoi se nga samiti që po mbahet në Berlin pret që kancelarja Angela Merkel duhet ta bindë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta njohë Kosovën.

“Ne do të presim nga takimi që të lëvizim përpara, që t’i jepet mbështetje liberalizimit, vazhdimit të dialogut të pakushtëzuar por edhe që të bindet Vuçiq që ta njohë shtetin e Kosovës. Kosova është një vend i lirë, sovran dhe duam shumë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës”, përfundoi Thaçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button