Aleatët e PD: S’hyjmë në zgjedhje. Rama dhe Basha të ulen për zgjidhje

Partitë e vogla po tentojnë të ulin serish përballë njëri tjetrit Edi Ramën dhe Lulzim Bashën për t’i dhënë vendit një zgjidhje jo vetëm politike, por edhe Kushtetuese përmes një tryezë të gjerë të thirrur nga Presidenti Meta.

“Përfaqësuesit e forcave politike suhet të ulen sëbashku për të gjetur një zgjidhje. Nuk mendoj se përcaktojmë se kush është kryetar të PS. Ne kemi një qëndrim në raport me kryeministrin. Peshën e mëkateve brenda një subjekti politik, e gjykon subjekti politik. Peshën e mëkateve në raport me kryeministrin e gjykon edhe opozita dhe opinioni publik. E mëkati i tij si kryeministër është i ditur”, tha Fatmir Mediu, kreu i PR.

Lulzim Basha është shprehur publikisht se nuk do dialogojë me Edi Ramën, por aleatët besojnë se edhe kryedemokrati do të pranojnë të bëhet pjesë e zgjidhjes pasi në tryezë Edi Rama do ulej si kryetar i Partisë Socialiste dhe jo si Kryeministër.

“Nuk do të dialogojë me Ramën si kryeministër, por në çdo tryezë që ne jemi të barabartë si forca politike, nuk ka asnjë lloj pengese. Ky, besoj duhet të jetë edhe vendimi i gjithë opozitës së bashkuar”, tha Nard Ndoka.

Vetë Basha as e pohoi dhe as e mohoi mundësinë e uljes në një tryezë me Ramën.

“Koalicioni opozitar po vepron me bashkëpunim, mirëkuptim të plotë dhe sinergji për të ecur përpara dhe kushti kryesor mbetet largimi i edi Ramës nga qeveria dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të plotësojë kushtet, për të cilat do të keni më tepër informacion në ditët në vijim”, tha Basha, transmeton Top Channel.

Prekja e Kushtetutës, për të për të mundësuar krijimin e një qeverie kujdestare 6 muaj para zgjedhjeve, President nga populli, kufizim i mandatit të Kryeministrit dhe deputetëve, të cilët duhet të kalojnë testin e drogës, krijimi i një sistemi parlamentar me dy dhoma, si dhe rishikimi i reformës administrative janë pikat me të forta të marrëveshjes Kushtetuese të ofruar nga aleatët e Bashës. Për ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe listat e hapura nuk ka dakortësi ende me demokratët.

“Kjo është një nga pikat që kemi një debat me Partinë Demokratike. Kjo është tezë e hapur, s’ka për fshehur njeri kurrë. Kjo diskutohet çdo ditë në parlament. Ne këtë ligj që është sot nuk e duam.

Të martën, aleatët e Bashës do i kërkojnë Presidentit të thërrasë tryezën e partive, e cila nëse mblidhet pritet t’i japë një kthesë të re zhvillimeve politike në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button