Merkeli do t’i bëjë trysni Makronit që ta shpërblejë Maqedoninë e Veriut me fillim të bisedimeve

Me rastin e Samitit të sotëm joformal në Berlin, nikoqir të të cilit janë kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Emanuel Makron, mediat gjermane e analizojnë gjendjen në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe e komentojnë gatishmërinë e tyre për afrimin drejt BE-së, njofton Portalb.mk.

Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që meriton të shpërblehet me fillimin e negociatave me BE-në, shkruan “FAC”. Merkel planifikon që t’i japë trysni Makronit për bisedimet me BE-në, konfirmon “VEL”, ndërkaq transmetoi “Dojçe Vele”.

“Frankfurter Algemajne Cajtung” në tekstin me titull “Serbia nuk shkon drejt BE-së”, në mënyrë të ashpër e kritikon presidentin aktual Aleksandar Vuçiq dhe marrëdhëniet e tij drejt mediave dhe opozitës. Sipas FAX, në Ballkan ekziston vetëm një përjashtim që duhet të shpërblehet nga BE-ja e ai është Maqedonia e Veriut”.

“Vendet nga rajoni edhe më tej meritojnë mbështetje, por afrimi aktual drejt BE-së për momentin do të ishte sinjal i gabuar. Me një përjashtim: Maqedoninë e Veriut, e cila ka qeveri të orientuar nga reformat, e cila ka bërë kompromise inkurajuese për ëndrrën e Evropës, duke e ndërruar emrin e saj që ta tejkalojë kontestin e vjetër me anëtaren e BE-së, Greqinë”, shkruan FAC.

Ndryshe, delegacioni i Maqedonisë, i kryesuar nga kryeministri Zoran Zaev, merr pjesë në Samitin në Berlin duke shpresuar se do të merr konfirmim të premtimit të vitit të kaluar për të marrë datë për fillim të negociatave me BE në qershor. Është pikëpyetje e madhe nëse ky premtim do të realizohet. Këtë herë problem nuk është vendi, por fqinjët dhe rajoni në tërësi. Pikë kyçe e bisedimeve në Berlin, ku nikoqirë joformal janë kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emanuel Makron, nuk është zgjerimi, por përpjekja për të vendosur në binare të reja negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button