Janë arrestuar valltarët kosovarë që vunë flamurin në Kalanë e Samuilit në Ohër

Grupi i këngëve dhe valleve folklorike nga Kosova sot në mëngjes ka vendosur flamurin shqiptar në Kalanë e Samuilit në Ohër.

Ata kanë dashur të bëjnë një luajtje të valleve. Flamuri është larguar, SPB Ohër menjëherë ka dalë në terren dhe valltarët janë arrestuar, ndërsa priten instruksione të mëtutjeshme nga ana e Prokurorit Publik.

***********************

Një flamur i madh i Republikës së Shqipërisë sot u vendos në anën lindore të Kalasë së Samuilit në Ohër në të cilën ndodhet flamuri nacional i Maqedonisë së Veriut.

Rastin e kanë vërejtur qytetarët të cilët jetojnë në atë pjesë të qytetit, ndërsa fotografitë e bëra tregojnë katër persona të cilët e vendosin flamurin në kala. Në rrjetet sociale doli edhe një fotografi në të cilën shihet se si një person me veshje tradicionale shqiptare valon një flamur në kullën e kalasë, transmeton MIA.

Për rastin është njoftuar policia e cila dërgoi një ekip në vendin e ngjarjes për shkak të përcaktimit të rrethanave lidhur me ngjarjen.

Siç deklaroi Stefan Dimoski, zëdhënës i SPB Ohër, flamuri shqiptar është larguar nga kalaja, ndërsa policia është duke ndërmarrë aktivitete për zbardhjen e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button