Rabini, Yisroel Goldstein përshkruan skenën e sulmit në San Diego

Rabini, Yisroel Goldstein, i cili është plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një sinagogë në San Diego të shtunën, ka përshkruar momentin kur është përballur me sulmuesin.

Goldstein ka thënë se ka ngritur dorën lart kur ka parë “terroristin vrasës”. Ai ka thënë se ka humbur njërin nga gishtërinjtë si pasojë e sulmit, transmeton REL.

“Unë vetëm kam vrapuar, ndonëse kam vërejtur se gishti im nuk është më dhe kam mbledhur fëmijët për t’i larguar jashtë”, ka shtuar ai.

Lori Kaye, e cila ka ndihmuar në themelimin e sinagogës bashkë me rabinin, Goldstein, ka vdekur gjatë incidentit.

“Të gjithë në komunitet e kanë njohur atë. Jam shumë zemërthyer dhe i mërzitur nga kjo vrasje e pakuptimtë”, është shprehur Goldstein.

Përveç tyre, është raportuar se edhe dy persona tjerë janë plagosur në këtë sulm.

Një 19-vjeçar, i identifikuar si John Earnest është arrestuar pak pasi ka ndodhur incidenti në Pouej, në veri të San Diegos.

Ky sulm ka ndodhur gjashtë muaj pas sulmit në Pitsburg, në të cilin 11 persona ishin vrarë, në atë që është cilësuar si sulmi më i keq anti-semitik në historinë amerikane.

Pas sulmit në Pitsburg, anëtarët e komunitetit hebre kishin ngritur pikëpyetje nëse ka përfunduar epoka kur Shtetet e Bashkuara kanë qenë parajsë për hebrenjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button