“Megjashi” e feston 27 vjetorin e ekzistimit

Ambasada e parë e fëmijëve në botë “Megjashi” sot e feston  27 vjetorin e saj. Megjashi është organizata më e vjetër qytetare në vend për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve,  e themeluar më 29 maj të vitit 1992 në Shkup. Ajo i përfaqëson dhe mbron  të drejtat e fëmijëve, përpiqet për prindëri  përgjegjëse dhe respekt  ndaj personalitetit të fëmijëve. Motija kryesore e saj është ” Të gjitha idealet e botës janë të pavlefshme nga lotët e një fëmije”, transmeton MIA.

Megjashi vazhdimisht punon  në përforcimin e lëvizjes qytetare për të mirën e fëmijëve dhe funksionalitetin nga ana e institucioneve në interesin më të mirë të fëmijës. Ambasada e promovon  aktivizmin paqësor dhe vullnetarizmin duke zhvilluar qytetërim aktiv të themeluar në parimin e jo dhunës.

“Në periudhën e fundit (1992-2019) Ambasada e realizon  veprimtarinë e saj  duke zbatuar monitorim  të të drejtave të fëmijëve dhe promovim të të drejtave të fëmijës  në Republikën e Maqedonisë dhe më gjërë,  duke i përfaqësuar nevojat dhe interesat e fëmijëve para  institucioneve dhe opinionit më të gjërë; duke ndërmarrë  iniciativa për përparimin e rregullores ligjore për mbrojtjen e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë dhe implementimin e saj si dhe aktivitetet  për institucionalizim  të arsimit paqësor. Këto fusha mbesin nga interesi primar edhe në periudhën e ardhshme”, thonë nga Megjashi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button