Socialistët i fituan zgjedhjet në Spanjë, por do ta kenë rëndë të formojnë qeveri

Partia socialiste e kryeministrit Pedro Sançez ka fituar në zgjedhjet e treta parlamentare në Spanjë në katër vitet e fundit, tregojnë anketat e dala, por do të ketë problem për të formuar qeveri, njofton Portalb.mk.

Partia në pushtet ka marrë 28.1% të votave, ka publikuar televizioni shtetëror RTVE, ndërkaq opozitarja Partia Popullore 17.8%, dhe ky është rezultati i saj më i dobët deri më tani.

E djathta ekstremiste për herë të parë do të hyjë në Kuvend, pasi që për partinë Voks kanë votuar 12.1% e votuesve.

Madje pesë parti nacionale luftojnë për pjesë në pushtet, gjatë së cilës Podemosi i majtë ka marrë 16.1%, ndërkaq qytetarët që i përkasin qendrës së djathtë, kanë votuar 14.4%. Në kushte të tanishme, dhe nëse Socialistët nuk koalicionojnë me Podemosin, përsëri nuk do ta ketë shumicën e nevojshme prej 176 deputetëve.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button