Zgjedhjet presidenciale, Ahmeti shpreson në dalje më të madhe në rrethin e dytë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, shpreson në dalje më të madhe në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, njofton Portalb.mk.

Ai në mbledhjen e sotme përpara rinisë së partisë deklaroi se është i bindur se do të ketë census të zgjedhjeve presidenciale dhe se organet e partisë së tij do të punojnë në drejtim që të arrihet censusi.

“Unë besoj dhe jam i sigurt se do të kemi census në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Unë mundem me siguri të them se jemi shumë afër fitores dhe se të gjithë organet e partisë do të punojnë që të ketë census dhe do të jetë shumë i madh. Unë mendoj se më 5 maj do të vendoset nëse ky vend do të jetë i suksesshëm dhe me atë do të dërgojmë porosi te bashkësia ndërkomëbtare se më 5 maj kemi votuar për anëtarësim sa më të shpejtë në NATO dhe BE. Nuk është e saktë se ne si BDI nuk kemi fushatë të fuqishme, të gjithë organet e partisë janë mobilizuar dhe do ta japin maksimumin për dalje sa më të madhe”, tha Ahmeti.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski pret të arrihet censusi në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 5 maj.

“Presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë është prof. Gordana Siljanovska Davkova. Pres që të ketë census më 5 maj, tha Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas liturgjisë së Pashkëve në Kishën “Shën Klimenti i Ohrit”, tha Mickoski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button