RMV, 33 punëtorë vjet e kanë humbur jetën, 124 janë lënduar

Në vitin 2018-të, 33 punëtorë e kanë humbur jetën e tyre gjatë kryerjes së detyrës së tyre, ndërkaq 124 janë lënduar, thonë statistikat e Shoqatës për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve në Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë publikuar me rastin e Ditës Botërore për Siguri dhe Shëndet në Punë, njofton Portalb.mk.

Në nder të të ndjerëve, sot në parkun Aerodrom në Novo Lisiçe janë mbjellë 33 fidanë.

Të gjithë të ndjerët janë burra, të cilët janë në moshë prej 45 deri në 54 vjeç.

Fatkeqësi më të mëdha kanë ndodhur në muajt e pranverës dhe verës, ndërkaq në tetor ka pasur numër më të madh të rasteve me pasoja vdekje.

Në lidhje me qytetet që kanë ndodhur fatkeqësitë, Shkupi është qyteti me numër më të madh të fatkeqësive. Pas Shkupit janë, Gostivari dhe Shtipi. Gjatë vitit 2018-të në Shkup, Shtip dhe Strumicë kanë ndodhur numri më i madh i rasteve vdekjeprurëse gjatë kryerjes së detyrës.

 

Krahasuar me dy vitet e kaluara, në vitin 2018-të numri i fatkeqësive në punë është rritur për 7.2%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button