Një ari ka mbytur 13 dele në një fermë në Prizren, pronari thotë se u konfrontua me të

Hysen Rrapit nga Prizreni, mbrëmjen e së premtes, ariu ia kishte mbytur 13 dele në fermën e cila gjendet shumë afër qendrës së qytetit.

Ai tregon se kishte tentuar t’i shpëtojë ato, mirëpo nuk ia ka dalë.

Kjo nuk është hera e parë që ky ari sulmon ferma të banorëve të kësaj ane, raporton KTV-ja.

Rrapi thotë se ndonëse shqetësimin e tyre e kanë ngritur në organet komunale, zyrtarët nuk kanë marrë masa.

Rrapi thotë se dyshohet që sulmet e ariut janë në shenjë hakmarrjeje, pasi të njëjtit gjuetarë ia kishin mbytur tre këlyshë.

Sipas kryetarit të Kuvendit Komunal, Artan Abrashi, shumë shpejt, Drejtoria e Bujqësisë do të formojë një komision për të evidentuar dëmet e më pastaj, brenda mundësive që ka ky dikaster, Rrapi do të kompensohet.

Abrashi, përmes telefonit, ka thënë se gjuetia ndaj arinjve është e ndaluar dhe se kjo çështje ka kaluar në nivel qendror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button