Spanjollët votojnë në zgjedhjet e përgjithshme

Në Spanjë, qytetarët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme. Njëherësh, këto janë zgjedhjet e treta në katër vjetët e fundit.

Votimet kanë nisur në ora 9:00 sipas kohës lokale dhe pritet të përfundojnë në ora 20:00.

Fushata për zgjedhjet është karakterizuar me rritjen e lëvizjes së të djathtës ekstreme, Vox, e cila kundërshton multikulturalizmin dhe ka kërcënuar se do të heqë të drejtën e vetëqeverisjes për rajonet, të tilla si Katalonja.

Kryeministri socialist, Pedro Sanchez e ka paraqitur veten si person që kundërshton rritjen e të djathtës ekstreme.

Sipas sondazheve, Partia Socialiste e kryeministrit Sanchez do të udhëheqë në këto zgjedhje, por nuk do të mund të qeverisë e vetme pa koalicione, pasi asnjë grup nuk do të mund të fitojë një shumicë në parlament.

Një sondazh i gazetës El Pais, tha se Partia Socialiste do të fitojë 30 për qind të votave, pasur nga Partia Popullore Konservatore me 20 për qind, Cuidadanos e qendrës së djathtë dhe partia e majtë, Podemos me nga 14 për qind. Ndërkaq, lëvizja Vox, sipas këtij sondazhi prite të fitojë rreth 11 për qind të votave, transmeton REL.

Një nga çështjet që ka mbizotëruar fushatën zgjedhore është e ardhmja e Katalonjës. Ky rajon gjysmë-autonom kishte mbajtur një referendum për pavarësi në tetorin e vitit 2017 dhe kishte shpallur pavarësinë nga Spanja disa javë më vonë.

Dhjetëra liderë të Katalonjës, që atëherë, janë gjykuar në Madrid dhe përballen me një sërë akuzash, përfshirë rebelim dhe kryengritje.

Javë më parë kryeministri spanjoll, Sanchez kishte deklaruar se nëse Katalonja përsëritë përpjekjet e saja për pavarësi, ai do të përdorë “forcën” për të parandaluar një gjë të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button