Mourinho-Zidane, sa pranë dhe sa larg

Tjetër ftohje brenda dhomave të zhveshjes së Realit të Madridit, vetëm se këtë herë jo në marrdhëniet mes lojtarëve apo të Mourinhos me futbollisët por për një pakënaqësi që ka lindur mes trajnerit portugez dhe drejtorit sportiv Zinedin Zidane.

Sipas asaj që raportohet nga e përditshmja Marca, tradicionalisht e afërt me klubin e Realit të Madridit, francezi ndjehet I pakënaqur nga mënjanimi që po i bëhet brenda skuadrës, ndryshe nga ajo që kishte premtuar Mourinho në momentin kur e propozoi si drejtor sportiv pas largimit të Jorge Valdanos.

Megjithatë të kundërtën duket se pretendon trajneri portugez, që nuk është i kënaqur me përgjumjen e Zidan në rolin e tij si drejtor sportiv, madje i kërkon këtij të fundit që të jetë më I përfshirë në vendimarrje dhe të ketë më shumë iniciativë. Ndërkohë që vetë francezi pretendon se është portugezi ai që po e mban larg dhomave të zhveshjes.

Bashkëpunëtorë të afërt të trajnerit pretendojnë se Mourinho kërkon që Zidan të jetë më pranë ekipit dhe të udhëtojë me skuadrën dhe në ndeshjet në transfertë sic bënte dhe Luis Figo te Inter ndërsa ish-fantazisti i Realit pretendon që të jetë trajneri që tja bëjë një ftesë të tillë. Gjithsesi zërat që flasin për një krisje të raportit mes tyre mund të jenë të vërteta duke qënë se dhe në foton zyrtare të skuadrës për sezonin 2012/2013 Zidane nuk ishe i pranishëm. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button