Turizmi në relacioni Teheran – Shkup: Për iranianët vizat janë problemi më i madh

Regjimi i vizave dhe mosnjohja e mjaftueshme e kapaciteteve turistike janë pengesat kryesore për numrin jo të kënaqshëm të vizitave turistike mes Iranit dhe Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit, Husein Kerimi, në prezantimin e potencialeve turistike të Iranit ka theksuar se mu në funksion të shkaktimit të interesit për rritje të bashkëpunimit turistik, për çka, thotë se potencialet janë të mëdha.

“Mes tetë dhe 10 milionë iranianë në nivel vjetor dalin nga vendi për qëllime turistike. Nëse arrijmë vetëm një përqind ta tërheqim në Maqedoni, ajo do të jetë shumë e kënaqshme:, tha ambasadori Kerimi.

Ai vlerëson se për të pasur bashkëpunim është e nevojshme edhe iniciativa që operatorë turistik të vendit të bashkëpunojmë me agjencitë turistike iraniane. Mënyra më e mirë që të vihet deri te partneriteti është që të vizitohen panairet e mëdha iraniane në Teheran dhe Isfahan.

Në lidhje me vizat, ambasadori Kerimi shtoi se Ambasada është e gatshme të ndihmojë për dhënien e vizave turistike në afat të shkurtër, duke theksuar se aplikimi mund të kryhet edhe nëpërmjet rrugës elektronike nga çfarëdo vendi. Tani më kanë biseduar edhe me MPJ-në e Maqedonisë për lehtësimin e vizave për vizitat grupore turistike.

Operatorët turistik të Maqedonisë së Veriut pajtohen se vizat janë problemi më i madh për vendosjen e bashkëpunimit më të madh turistik me Iranin, që është rast i njëjtë edhe me Kinën, dhe kërkojnë lehtësim të regjimit.

Biljana Pejoska Risteska nga Oda Ekonomike për Turizëm të Maqedonisë së veriut thotë se për turistët iranianë procedura për dhënien e vizave është e komplikuar dhe patjetër që të aplikojnë në Ambasadën e Turqisë.

Kryetari i Odës për Turizëm të Maqedonisë së Veriut, Kasam Shakiri, thotë se ky është takim i parë i këtij lloji me Ambasadën e Iranit, i cili shpreson se do të ndihmojë në njohjen më të mirë me ofertën turistike të vendit dhe realizimin e bashkëpunimit.

Iranin në nivel vjetor e vizitojnë rreth 3 milionë turistë të huaj, kryesisht nga Evropa, SHBA dhe Kanada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button