Pas zgjedhjeve: Shpallje të reja për dhënie të tokës bujqësore shtetërore me qira

Ministria e Bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave (MBPEU) është duke punuar në hartimin e shpalljeve të reja për dhënie të tokës bujqësore në pronësi të shtetit me qira, që do të publikohen pas zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve lokale për kryetar në komunat Ohër, Dibër dhe Novo Sellë, transmeton Nova.tv.

Siç njoftojnë nga MBPEU, bëhet fjalë për shpalle publikë për dhënien me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, për sipërfaqe deri dhe mbi tre hektarë në disa rajone të vendit.

Në shpalljet publike fermerët do të mund të aplikojnë për të marrë tokë bujqësore shtetërore për prodhimtari të kulturave bujqësore njëvjeçare dhe shumëvjeçare.

Është planifikuar që të shpallen të sipërfaqe prej gjithsej 15.000 hektarë në disa rajone: Manastir, Vallandovë, Vinicë, Veles, Dellçevë, Demir Hisar, Gjevgjeli, Kriva Pallankë, Kërçovë, Kavadar, Koçan, Krushevë, Negotinë, Sveti Nikollë, Radovish, Resnjë, Tetovë, Strugë, Ohër, Prilep, Shtip dhe rajone të tjera.

Njëkohësisht MBPEU do të publikojë thirrjen e dytë publike për dhënie me qira të tokës bujqësore në pronësi të shtetit, për sipërfaqe mbi tre hektarë për gjithsej 1.500 hektarë tokë bujqësore. Kjo shpallje do të ketë për qëllim implementimin e projektit për ngritjen e plantacioneve bujqësore dhe ndërtim të objekteve për përpunim primar të produkteve bujqësore në disa rajone: Shtip, Gjevgjeli, Negotinë, Veles, Shën Nikollë, Gazi Babë, Vallandovë, Kavadar, Prilep dhe rajone tjera.

Për personat juridikë që posedojnë serra dhe objekte ndihmëse në funksion të serrave, e të cilët nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën për të blerë tokë bujqësore në pronësi të shtetit, MBPEU është duke e përgatitur thirrjen e tretë publike për blerje të tokës bujqësore në pronësi të shtetit nën serra me të cilën jepet mundësi që pronarët e serrave dhe objekteve ndihmëse ta blejnë tokën bujqësore në pronësi të shtetit si tërësi teknologjike e serrës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button