Hulumtimi i IRI: Shumica e banorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut janë pro BE-së dhe NATO-s

Nëse nesër mbahet referendum për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shumica e banorëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut (69 për qind) do të kishin votuar për, tregojnë rezultatet e hulumtimit të fundit të Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI). Njëkohësisht shumica e banorëve po ashtu pozitivisht iu përgjigjën pyetjes edhe për anëtarësimin në NATO, gjegjësisht 73 për qind, nga të cilët 28 për qind shumë pozitiv dhe 45 për qind deri diku pozitiv, transmeton Meta.mk, përcjell Portalb.mk.

Hulumtimi rajonal është realizuar në gjysmën e dytë të nëntorit të vitit 2018 në Kosovë, Serbi, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas intervistës pyetjeve të hulumtuesve i janë përgjigjur një mijë e 26 qytetarë, dhe margjina e gabimeve është +/- 3,21 për qind.

Lidhur me pyetjen se a po shkon në drejtimin e duhur vendi, 45  për qind e banorëve janë përgjigjur negativisht, 39 janë pozitiv dhe 15 për qind kanë refuzuar të përgjigjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button