Tre mijë fermerë kanë dorëzuar kërkesë për subvencione për vitin 2019

Rreth tre mijë ferma bujqësore kanë dorëzuar kërkesë për subvencione për vitin 2019. Nga Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural rikujtojnë se afati për aplikim për shfrytëzim të mbështetjes financiare ka filluar dhe zgjat deri më datën 30 të muajit të ardhshëm.

Agjencia i informon shfrytëzuesit e mbështetjes financiare që pas plotësimit të kërkesave t’i kontrollojnë të dhënat atje ku ka lëshime të caktuara që në afat prej 30 ditësh të bëjnë korrigjime.

Në komunikatë thuhet se në këtë periudhë do të dorëzohen vetëm kërkesat sipas Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2019, ose për pagesa për prodhime bimore edhe atë për kultura kopshtare, plantacione të vreshtave dhe pemëve si dhe për prodhim blegtoral.

Agjencia për mbështetje financiare dhe zhvillim rural, thuhet në kumtesë se konform Programit për mbështetje financiare në bujqësi si dhe konform kalendarit edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdohet me pagesën e subvencioneve ndaj të gjithë fermerëve të cilët përmbushin kushtet për marrjen e mjeteve për këtë program.

“Praktika për pagesë në kohë dhe joselektive të subvencioneve bujqësore vazhdon. Mjetet i paguajmë atëherë kur bujqve u janë më se të nevojshëm, në kohën kur kryhen masa agroteknike për mbrojtje të bimëve, ndërsa paratë fermerëve u janë të mirëseardhura”, thonë nga Agjencia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button