Veseli: Do ta formojmë një gjykatë ndërkombëtare për krimet e Serbisë në Kosovë

Kryeparlamentari, Kadri Veseli, në tubimin përkujtimor për shënimin e Ditës së të Pagjeturve të Kosovës, ka bërë të ditur se Kuvendi do ta fillojë iniciativën për formimin e një gjykate ndërkombëtare për t’i zbardhur krimet e kryera nga Serbia në Kosovë, njofton Klan Kosova. Veseli ka thënë se ekzekutuesit e krimeve në Kosovë vazhdojnë t’i mohojnë ato çdo herë e më shumë.

“Çdo vit ne flasim, lotojmë dhe ndajmë dhembjen si komb për personat e Pagjetur në Kosovë. Ndërsa ekzekutuesit e këtyre masakrave vazhdojnë t’i mohojnë krimet e kryera çdo herë e më shumë”.

“Të gjithë e dimë se këto krime janë kryer nga forcat serbe dhe me të drejtë qytetarët pyesin pse ende nuk ka drejtësi”.

“Ne nuk duam hakmarrje por duam vetëm drejtësi. Ne nuk duam konflikt por duam vetë paqe”.

“Ne si Kuvend i Kosovës do ta fillojmë iniciativën për formimin e një gjykate ndërkombëtare për t’i zbardhur krimet e kryera nga Serbia në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button