Stronski: Vuçiqi e do pëlqimin e Putinit për marrëveshje me Kosovën

Serbia kërkon pajtimin e Rusisë për marrëveshjen që do të duhej ta arrinte me Kosovën, ka thënë për Zërin e Amerikës, Paul Michael Stronski.

Kjo mund të ketë qenë tema gjatë takimit të presidentit të Rusisë dhe të Serbisë në Pekin në prag të bisedimeve në Berlin.

“Nëse Kosova dhe Serbia arrijnë marrëveshje, autoriteteve serbe iu duhet që ta bindin Rusinë që të pajtohet me atë zgjidhje”, mendon Stronski nga Instituti Carnegie, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se aktualisht janë në shtim e sipër “tensionet nacionaliste dhe presidenti i Serbisë nuk dëshiron të duket se po interesohet më pak për interesat e Serbisë se sa që këtë e bën Rusia”.

“Autoritetet në Serbi dëshirojnë të binden se e kanë pëlqimin e Putinit. Mungesa Serbisë do t’i kushtonte në shumë çështje, ndërsa në anën tjetër Rusia këtë situatë do të mundë ta shfrytëzonte për nxitje problemesh në raport me vendet perëndimore”, ka thënë Stronski.

Sipas tij, aktualisht duket se ndërmjet Serbisë e Kosovës është arritur një lloj marrëveshjeje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button