Nuk prishet kontrata për Rinasin, Balluku sqaron: Verifikim problemeve për të rritur përfitimet

Verifikimi i zbatimit të kontratës se koncesionit të Rinasit nuk do të thotë prishje e marrëveshjes sipas qeverisë. Një dite pas publikimit të vendimit të këshillit të ministrave që autorizonte avokaturën e shtetit për gjetjen e një studio ligjore ndërkombëtare për verifikimin e kontratës së koncesionit të aeroportit të Rinasit, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka qetësuar urat, duke deklaruar se nuk bëhet fjale për prishje të kontratës, njofton TCH.

Sipas saj po merren masa për të ofruar rritje të cilësisë së shërbimeve. “Kemi të gjithë të drejtën si shtet të aplikojmë për ta pasur mbështetje ligjore nga studio të njohura ndërkombëtare dhe kjo nuk përkthehet as në zgjidhje të kontratës koncensionare dhe as në vazhdim. Ne kemi kërkuar një mbështetje ligjore për t’a sonduar dhe skanuar atë kontratë e cila është problematike për të gjithë partnerët që operojnë në aeroport, edhe për policinë e shtetit, edhe për shtetin shqiptar”, tha Balluku.

Deklaratat e ministres Balluku largojnë kështu hijen e një arbitrazhi të mundshëm për zgjidhje të njëanshme të kontratës se koncesionit çka mund të kishte pasoja të rënda për Shqipërinë. Në fakt marrëveshja koncesionare, e cila është miratuar dhe ndryshuar nga Parlamenti, nuk i lë shumë hapësira Shqipërisë për të kërkuar prishje të kontratës.

Koncesioni i Rinasit përfundon në vitin 2027, kur u nënshkrua marrëveshja në 2004 kompania kishte si aksioner kryesore një konsorcium gjerman dhe fondin shqiptaro-amerikan të ndërmarrjeve, ndërkohe vitin 2013 aksionet më të mëdha kaluan tek një tjetër kompani gjermane, për tu shitur më pas në 2016 tek një kompani në pronësi kineze dhe të regjistruar në Singapor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button