Keni dëgjuar për qumështin rozë? Pija që relakson trupin dhe mendjen tuaj

Kjo është pija që rigjeneron trupin dhe mendjen dhe ju çliron nga stresi! Receta për qumështin e trëndafiltë ka qarkulluar rëndom në internet dhe ka fituar vëmendjen e të gjithëve për shkak të ngjyrës së veçantë dhe të rrallë, por edhe për përfitimet që i jep trupit dhe mendjes suaj, përcjell Class.

Autorja e “Libri i gatimit”, Mafalda Pinto Leite  shpjegon se si ky lloj qumështi përdoret në mjekësinë Ayurvedic si një qetësues për trupin dhe mendjen. Çfarë është qumështi rozë? Petalet e trëndafilit i japin kësaj pijeje shijen e duhur, ndërsa ndihmon në hapjen e venave të zemrës, duke përhapur qetësi në gjithë qenien tuaj. Përbërësit që i japin jetë qumështit rozë veprojnë në nivelin e palpitacioneve dhe gjithashtu mbështesin funksionimin e veshkave falë pranisë së trëndafilit.

Përgatitja në shtëpi është me të vërtetë shumë e thjeshtë dhe së paku një herë duhet ta provojmë të gjithë. Përbërësit që na nevojiten janë si më poshtë: 2 gota qumësht kokosi, 1 lugë mjaltë, 1 lugë çaji me gjalpë të shkrirë, 1 lugë çaji ujë, 2 lugë lëng me panxhar të freskët, 1/4 lugë çaji pluhur vanilje dhe petale të thata trëndafili. Fillimisht, ngrohni qumështin e kokosit së bashku me lëngun e panxharit në një tenxhere të vogël. Para se të vlojnë, ne hedhim gjithçka në një blender dhe shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, përveç petaleve të thata. Pasi lëngu të jetë shkumëzuar, hidheni në një shishe dhe pijeni nga një gllënjkë çdo natë para se të shkoni për të fjetur.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button