Zaevi për 27-prillin: Në ditën e sotme e shpëtuam shtetin nga grykësia për pushtet (VIDEO)

Në rolin e liderit të partisë së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM), Zoran Zaev sot ka shënuar 2-vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), më 27 prill 2017. Ai ka vlerësuar se në këtë ditë është shpëtuar shteti nga përpjekja nga grykësia për pushtet, transmeton Portalb.mk.

“Data e sotme, 27 prilli është alarm drejt politikave të ndarjes dhe politikave për bartjen e përgjegjësisë vetëm për interesa personale. Në këtë ditë e kemi shpëtuar shtetin nga qëllimet dashakeqe dhe grykësisë ndaj pushtetit”, tha Zaev.

Zaevi ka vlerësuar se kjo datë përkujton edhe në obligimin, se nuk duhet të lejohet që të përsëritet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut. Ngjarjen e kanë kujtuar edhe ish deputetë dhe deputetë aktual të tjerë të LSDM-së, si: Oliver Spasovski, Radmilla Shekerinska, Aleksandar Kiracovski, Muhamed Zekiri, dhe të tjerë.

Përndryshe, 27-prillin e kanë kujtuar edhe nga partia shqiptare, Aleanca për Shqiptarët.

LEXO: Dy vjet nga 27-prilli i 2017-s në Kuvendin e RMV-së: Gruevski azilant në Hungari, deputetë të amnistuar (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button