Shtabi Zgjedhor i BDI-së ftoi kryesinë ti koordinojnë aktivitetet për fushatën e rrethit të dytë

Shtabi Zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) sot ka mbajtur mbledhje me shefat e shtabeve të degëve, transmeton Portalb.mk.

Shefi i Shtabit Zgjedhor, Izet Mexhiti theksoi se BDI-ja fuqishëm përkrah konceptin e kandidatit konsensual, dhe ftoi të gjithë strukturën e partisë që të angazhohet për rrumbullakimin e këtij procesi me sukses.

Përndryshe, BDI-ja me 29 parti politike të tjera mbështesin kandidatin, Stevo Pendarovski. Rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut do të mbahen më 5 maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button