Shipkovicë, për 18 vjet për dhjetë herë është zvogëluar numri nxënësve të klasës së parë

Në fshatin Shipkovicë të Tetovës,  në vitin 1981, në klasën e parë kanë qenë të regjistruar 130 nxënës, ndërsa për shkak të emigrimit në vitin 2018 vetëm 14 nxënës të klasës së parë. Sipas konkursit të shpallur për vitin shkollor 2019-2020, në pesë shkollat e mesme komunale në Tetovë ka 3.570 vende të lira, ndërsa ka vetëm 2.130 nxënës të cilët e përfundojnë arsimin fillor, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

Komuna e Tetovës e ka shpallur konkursin për regjistrimin e nxënësve në arsim të mesëm. Në pesë shkollat e mesme dhe në dy shkollat e mesme shtetërore ka vende të lira më shumë se sa duhet për të gjithë nxënësit që e kanë mbaruar klasën e nëntë. Nga Sektori për veprimtari publike të Komunës së Tetovës thonë se numri i nxënësve të cilët regjistrohen në shkollat e mesme, në disa vitet e kaluara, është pothuaj konstant, gjegjësisht shënon rënie prej më së shumti një për qind, por thonë se tash më në vitet e ardhshme është i mundur zvogëlimi i numrit të nxënësve për shkak të shpërnguljes gjithnjë e më të madhe nga rajoni i Tetovës.

“Në Tetovë, në 5-6 vitet e fundit s’ka zvogëlim të numrit të nxënësve në shkollat fillore, Numri i nxënësve të cilët gjatë vitit shpërngulen nga vendi, plotësohet me ato që do të vijnë nga viset rurale në Tetovë. Zvogëlimi i numri të nxënësve në shkollat e mesme për momentin është i vogël dhe nuk është më shumë se një për qind, por druajmë se kjo gjendje mund të ndryshojë së shpejti. Në shkollat, në mjediset rurale, veç më po ndjehet rënia gjithnjë më e madhe e numrit të nxënësve. I jashtëzakonshëm është shembulli me shkollën fillore në fshatin Shipkovicë. Atje, në vitin 1981 në klasë të parë kanë qenë të regjistruar 130 nxënës, kurse në vitin 2018 vetëm 14 nxënës të klasës së parë. Ky është zvogëlim tepër i madh i numrit të nxënësve. Shkaku për këtë gjithsesi është shpërngulja, fillimisht nga fshatrat në Tetovë, e pastaj edhe nga Tetova jashtë shtetit. Gjendja është e njëjtë në shumicën e fshatrave në rajonin e Tetovës. Nëse më herë gastarbajterët, shkonin vetë për të punuar jashtë shtetit, tani gjithnjë e më shpesh e marrin me vete gjithë familjen”, thotë Ahmet Qazimi udhëheqës i Sektorit për veprimtari publike në Komunën e Tetovës.

Qazimi thekson se tani për tani është i kënaqur me plotësimin e kapaciteteve të shkollave të mesme të Tetovës.

“Sipas konkursit të shpallur për vitin shkollor 2019-2020, në pesë shkollat e mesme të komunës në Tetovë ka 3.570 vende të lira. Numri i nxënësve të cilët e mbarojnë arsimin fillor në Tetovë dhe në komunat tjera përreth është 2.130 nxënës prej të cilëve 1.746 janë në arsim në gjuhë shqipe, 360 janë në gjuhë maqedonase dhe 24 në turqisht. Dallimi ndërmjet vendeve të lira në shkollat e mesme dhe numrit të nxënësve, të cilët regjistrohen, është për shkak se konkursi shpallet për numër optimal të nxënësve në një paralele, e ky është 34, por në një paralele më së shpeshti regjistrohen nga 25 nxënës që është minimumi ligjor. Kjo shpie që të ketë dy herë më shumë vende të lira se numri i atyre që e mbarojnë arsim fillor. Numri i nxënësve të cilët regjistroheshin në shkollat e mesme të Tetovës lëviz rreth 2.100, ndërsa në klasë të parë të arsimit fillor regjistrohen prej 1.750 deri 1.800 nxënës”, thotë Qazimi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button