Partia e maqedonasve në Shqipëri do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Partia e vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) ka dorëzuar fletëparaqitje në Komisionin Qendror Zgjedhor për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale që më 30 qershor do të mbahen në Shqipëri, transmeton Portalb.mk.

Komisioni lajmëroi se nesër, përveç për fletëparaqitjen e AMIE-së do të debatojë edhe për fletëparaqitjet e tetë partive tjera, pas çka zyrtarisht do të jetë e njohur se sa parti do të marrin pjesë në zgjedhje.

Në zgjedhjet e fundit lokale, që u mbajtën më 21 qershor të vitit 2015, AMIE-ja në garë për kryetar komune ka marrë pjesë vetëm me një kandidat edhe atë në komunën Pustec, derisa në listat për kandidatë kishte në 16 prej gjithsej 61 komunave.

Edomond Temellko për herë të tretë e ka fituar besimin e banorëve të komunës Pustec edhe atë me mbi 80 për qind të votave. Në këtë komunë u fituan edhe shtatë vende këshilltarësh, pastaj një në komunën Maliq dhe për herë të parë një vend këshilltari në Komunën Pogradec.

Sipas kodit zgjedhor të Shqipërisë, një person mund të jetë kryetar komune për tre mandate, që nënkupton se Temellko nuk ka të drejtë të merr pjesë në garën për mandat të ri për kryetar komune sikur edhe katër kolegë të tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button