Shpërthim metani në minierë të Ukrainës, 4 të vdekur dhe 13 të zhdukur

Zyrtarët separatistë në lindje të Ukrainës thonë se nga shpërthimi i metanit në një minierë qymyri janë vrarë të paktën katër persona dhe 13 të tjerë janë zhdukur, njofton TCH.

Qendra e Informacionit Luhansk, tha se katër trupa janë gjetur nga miniera në fshatin Yurivka, në Luhansk. Pjesë të rajonit të Luhanskut ku ndodhi shpërthimi janë nën kontrollin e rebelëve separatiste, të mbështetur nga Rusia të cilët kanë luftuar me trupat qeveritare të Ukrainës që nga viti 2014. Miniera u mbyll për shkak të armiqësive në vitin 2014 dhe u rihap vetëm vitin e kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button