Pendarovski nuk ka pas rol në ngjarjet e Gostivarit dhe Tetovës

Profesoresha Gordana Siljanovska-Davkova– kandidat i VMRO-DPMNE-së për zgjedhjet presidenciale, në debatin me kandidat presidencial të koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski, e tha edhe të pavërtetën në vijim:

Në vitin 1997 si shef i analitikës në MPB ndoshta edhe e nënshkroi urdhërin për në Tetovë dhe Gostivar

[BurimTV duuel presidencial në RTVM, – Data25.04.2019]

Profesoresh Gordana Siljanovska- Davkova e tha këtë të pavërtetë duke aluduar që Stevo Pendarovski, sipas saj, ka pas rol të rëndësishëm në ngjarjet e Ladorishtit, Tetovës dhe Gostivarit në periudhën 1995-1997.

Nga biografija e Pendarovskit e publikuar në ueb-faqen e Qeverisë, shihet që ai ka qenë udhëheqës i Sektorit të analizës dhe hulumtimit në MPB dhe zëdhënës i ministirsë, në periudhën 1998-2001. Që do të thotë në periudhën kur kanë ndodhur këto ngjarje (1995-1997) ai aspak nuk ka qenë në pozicion në Sektorin e analizës.

Por, ajo që është më e rëndësishme, sektori për analizë bën vlerësim dhe analiza për raste konkrete ose për gjendjen gjenerale në vend, me çka ajo analizë vlerësohet nga shërbime tjera dhe funksionarë në ministri, duke përfshirë edhe ministrin, ndërsa më pas merret vendim si do të jenë hapat e mëtutjeshëm. Në fakt, vendimi për intervenim policor ose aksion aspak nuk e merr udhëheqësi i këtij sektori, por ministri bashkë me kolegët e tij, në të cilët, mes tjerësh, janë edhe drejtori i Byros për siguri publike dhe drejtori i Sektorit për siguri dhe kundërzbulim.

Për atë se kush është i autorizuar për këto vendime mund të shihet në Ligjin për punë të brendshme dhe aktet nënligjore, publikuar në ueb faqen e MPB-së.

Ky pretendim i Siljanovska-Davkovës, e demanton edhe Pendarovksi, i cili në kundërpërgjigje tha që udhëheqësi i atij sektori aspak nuk nënshkruan vendime për aksione policore.

Duke e marr këtë parasysh gjithë këtë, deklaratën e Siljanovska-Davkovës e vlerësojmë si të pavërtetë.

Në fakt, nuk është hera e parë që profesoresha Siljanovska-Davkova e akuzon Pendarovskin, që asokohe ka pas rol në ngjarjet e Universitetit të Tetovës- dhunën në Reçicë të Vogël dhe intervenimin policor, si dhe në ngjarjet e Gostivarit me 9 qershor 1997 dhe arrestimin e Rufi Osmanit. Ajo të njejten e tha edhe në debatin e RTVM (12.04.2019), përpara rrethit të parë të zgjedhjeve presidenciale. “Vërtetmatësi” edhe atëherë bëri analizë për këtë deklaratë të saj dhe e vlersoi si të pavërtetë.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button