Zelandë e Re, për shkaqe sigurie anulohen iftaret kolektive

Pas sulmeve terroriste në dy xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re, në të cilat më 15 mars, gjatë namazit të xhumasë u vranë të paktën 50 persona, janë anuluar iftaret kolektive, të planifikuara gjatë Ramazanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Federatës së Shoqatave Islame në Zelandën e Re, Mustafa Faruk tha se në kuadër të masave në xhami, me qëllim të sigurimit të muslimanëve, do të anulohen iftaret kolektive.

Ai shpjegoi se përveç masave të tyre, janë siguruar edhe masa shtesë të sigurisë nga policia e Zelandës së Re. Faruk falënderoi policinë për mbështetjen e tyre pas sulmeve terroriste.

Siç tha, për arsye të sigurisë gjatë këtij Ramazani do të anulohen disa nga aktivitetet që u organizuan më parë. Një nga këto aktivitete janë Ditët e Hapura të Xhamisë, të cilat u prolonguan për muajin qershor.

Faruk theksoi se për shkak të sigurisë kanë vendosur që njerëzit të mos i thërrasin në xhami.

Në dy sulme të ndara terroriste gjatë namazit të xhumasë në xhamitë Noor dhe Linwood, në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, më 15 mars të këtij viti u vranë të paktën 50 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button