Policia bastisi një shtëpi në Sri Lankë, 15 të vrarë

Si pasojë e një përleshjeje të armatosur gjatë një bastisjeje që policia kreu në një shtëpi në Sri Lankë kanë mbetur të vrarë 15 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë Ruwan Gunasekara, tha se policia pas një informacioni për fshehjen e militantëve në një shtëpi ka kryer një bastisje ku dhe ka ndodhur një përleshje e armatosur.

“Pas përleshjes së armatosur mes policisë dhe grupit të dyshuar në shtëpi janë gjetur trupat e 15 personave nga të cilët 6 fëmijë, si dhe janë kapur 3 të dyshuar të plagosur”, tha Gunasekara.

Ai ka bëtë të ditur se disa nga të vrarët mendohet se janë autorë të sulmeve terroriste që ndodhën ditën e pashkëve.

Të dielën në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Autoritetet e Sri Lankës kanë përditësuar në 253 numrin e viktimave nga sulmet terroriste ndaj tetë pikave në ditën e pashkëve. Ndërkohë përgjegjësinë mbi sulmet e ka marrë organizata terroriste DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button