Sri Lankë, për shkak të kërcënimit terrorist janë pezulluar meshat e të dielave

Kisha katolike në Sri Lankë pas sulmeve terroriste që ndodhën në ditën e Pashkëve, për shkak të rrezikut të sulmeve të reja terrorsite ka vendosur të pezullojë përkohësisht meshat e të dielave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryepeshkopi i Colombos, kardinali Malcolm Ranjith, në një konferencë për media tha se për shkak të rrezikut të sulmeve të reja terroriste meshat e të dielave nuk do të mbahen deri në një njoftim të dytë.

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, në një deklaratë dje tha se janë ende jashtë disa persona për të cilët dyshohet se kanë rol në sulmet kamikaze me bomba të ndërmarra ditën e dielë dhe paralajmëroi se mund të organizojnë sulme të reja kamikaze.

Ndërkohë edhe ambasada e SHBA-ve në Sri Lankë kundër kërcënimit të sulmeve terroriste ka paralajmëruar shtetasit e saj që në fundjavë të qëndrojnë larg nga vendet e adhurimit dhe ato të populluara.

Të dielën në orët e para të mëngjesit në Sri Lankë u kryen sulme ndaj një kishe në Batticaloa, ndaj kishave St. Anthony’s në Kochchikade dhe St.Sebastian në Katana, si dhe ndaj hoteleve me pesë yje Shangri-La, Cinnamon Grand dhe Kingsbury në kryeqytetin Colombo.

Pas këtyre sulmeve, shpërthime ndodhën edhe në Dehiwala në periferi të Colombos dhe në afërsi të një mbikalimi në Dematogoda.

Autoritetet e Sri Lankës kanë përditësuar në 253 numrin e viktimave nga sulmet terroriste ndaj tetë pikave në ditën e Pashkëve. Ndërkohë përgjegjësinë mbi sulmet e ka marrë organizata terroriste DEASH.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button