Han: Pres që nga fundi i majit KE-ja të japë rekomandime pozitive për Maqedoninë e Veriut

Eurokomisari për zgjerim Johanes Han në një intervistë për agjencinë gjermane DPA paralajmëroi se anulimi i hapjes së bisedimeve aderuese të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë realizuar progres në plotësimin e kritereve të vendosura, siç është Maqedonia e Veriut, mund ta destabilizojë gjithë rajonin.

Han e ka dhënë intervistën para mbledhjes që do të mbahet të hënën në Berlin në organizim të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Makron me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton MIA.

“Anulimi apo mosnjohja e progresit objektiv të vendeve kandidate do të kishte pasoja dramatike për shtetet për të cilat bëhet fjalë dhe për gjithë rajonin në përgjithësi. Kjo pothuajse do të shkaktojë domino efekt negativ.

Ai pret nga fundi i muajit të ardhshëm Komisioni Evropian të japë rekomandim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë për hapje të bisedimeve për anëtarësim në bazë të kritereve, të cilat thjeshtë i kanë miratuar vendet anëtare.

Bëhet fjalë për besueshmërinë e BE-së, vendet anëtare e kanë vendosur qershorin si muaj për vendim për hapje të negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe se anulimi eventual apo mosnjohja e progresit do të kishte pasoja dështuese.

“Në mënyrë të veçantë do të ishte e rrezikshme nëse Maqedonisë së Veriut i refuzohet hapja e bisedimeve për anëtarësim”, theksoi Han, duke shtuar se ky vend tani zhgënjehet pas kontestit tridhjetë vjeçar rreth emrit edhe krahas reformave të zbatuara, atëherë ekziston rreziku për destabilizim të brendshëm me pasoja përkatëse për mbarë rajonin.

Vendet anëtare të BE-së di të marrin vendim në bazë të vlerësimit aktual politik, siç është zgjidhja e kontestit shumëvjeçar rreth emrit me Greqinë në rastin e Maqedonisë së Veriut dhe progresi në reformat gjyqësore në rastin e Shqipërisë.

Eurokomisari mes tjerash, theksoi edhe se qëllimi kryesor i mbledhjes në Berlin duhet të jetë gjetje e zgjidhjes për bllokadën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Ai e përshëndeti nismën e Parisit dhe Berlinit dhe interesin e tyre për rajonin, por paralajmëroi se zgjidhja për këtë çështje nuk mund të imponohet nga jashtë.

“Është e qartë se zgjidhja e qëndrueshme duhet të vijë nga dy vendet për të cilat bëhet fjalë, të cilat nga fundi duhet të arrijnë marrëveshje të mundshme dhe t’ua prezantojnë qytetarëve të tyre. Zgjidhja e imponuar nga jashtë nuk mund të veprojë”, theksoi Han në intervistën për DPA-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button