Gjatë festave do të ndërpritet vaksinimi i fëmijëve

Edhe vaksinimi në teren do të pushoj gjatë ditëve të festave. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup Zllate Memedoviq njoftoi se gjatë ditës për vaksinim ishin të hapura dy pikat e vaksinimit, në Çair dhe Bit Pazar që pranuan për vaksinim vetëm në ndërrimin e parë, transmeton Alsat M.

Përveç vikendit, vaksinimi nuk do të realizohet edhe të hënën për shkak të Festës së Pashkëve. Procesi në mënyrë të rregullt do të rikthehet të enjten më 2 Maj, në të gjitha institucionet shëndetësore. Mememdoviq nënvizoi se në poliklinikat Bit Pazar, Çair, Jane Sandanski dhe Bukuresht vaksinimi do zhvillohet në dy ndërrime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button