Ivanovski: Ivanov nuk mund ta vazhdojë funksionin presidencial, qytetarët ta sigurojnë censusin zgjedhor

Pas përfundimit të mandatit presidencial, Gjorge Ivanov në asnjë mënyrë nuk mund ta vazhdojë funksionin. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse ka luftë ose situatë të jashtëzakonshme në shtet, ndërsa kjo është procedurë e ndërlikuar për të cilën nevojitet shumicë prej dy të tretash. Prandaj qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm që të sigurohet censusi zgjedhor që nuk është aq i paarritshëm, thotë në një deklaratë për MIA-n ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Trendafil Ivanovski.

“Ivanov në asnjë rast nuk mund të kthehet. As Shën Jovani nuk mund ta kthejë në funksion. Ky kombinim bie në çdo rast. Nëse nuk zbatohet zgjedhja mbetet kryetari i Kuvendit… Jo se ai bëhet president i Republikës por i kryen funksionet e domosdoshme që janë për presidentin e Republikës deri në momentin e zgjedhjes së sërishme”, thotë Ivanovski.

Kjo do të thotë, siç sqaron, se Talat Xhaferi nuk bëhet edhe president i Republikës edhe kryetar i Kuvendit, por në këtë periudhë ingerencat e tij në Kuvend pushojnë dhe nuk ka të drejtë për vendimmarrje. Lidhur me funksionet presidenciale, ai do t’i kryente funksionet kryesore të presidentit të Republikës.

Sipas ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, është e domosdoshme nga cilido aspekt, nga aspekti kushtetueso-juridik, politik apo nga aspekti qytetar, të arrihet censusi dhe të bëhet zgjedhja e presidentit të Republikës.

“Pasi në raundin e parë nuk i dha rezultatet e pritshme, tani është e domosdoshme në votimin e fundit të arrihet censusi zgjedhor, që është 40 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve. Nëse vjen deri te më pak e dëshiruara, gjegjësisht të mos sigurohet censusi, kjo do të thotë se zgjedhjet janë të pasuksesshme dhe kryetari i Kuvendit menjëherë duhet të shpallë zgjedhje të reja të cilat duhet të zbatohen në afat prej 40 ditëve nga momenti i shpalljes”, thotë Ivanovski.

Me fjalë të tjera, siç shton, këto afate janë më të shkurtra dhe në aspektin kushtetues janë përcaktuar kur mbi çdo bazë presidentit i mbetet mandati.

“Atëherë shkohet në zgjedhjet të cilat duhet të zbatohen në afat prej 40 ditëve. Nëse vjen drejt opsionit të tillë, kjo kushton shtrenjtë. Kjo do të thotë harxhim i parave të popullit, kjo do të thotë se krahas atyre nëntë edhe nëntë milionë euro të tjera të këtij populli të përvuajtur që do të thotë është një tragjedi e madhe. Kjo shkakton edhe krizë politike, nënkuptohet”, thekson Ivanovski.

Sipas tij, më së miri është të bëhet përzgjedhja e presidentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button