Dani Alves zbulon kontaktet me PSG

Dani Alvesh këtë verë ishte një prej objektivave të merkatos së Paris Sent Zhermen aq sa transferimi i mbrojtësit të Barcelonës në “Parc De Prince” u duk se ishte një mundësi reale por në fund katalanasit e shtrënguan fortë duke e mbajtur në “Camp Nou”.

Një e ardhme në Francë megjithatë është një mundësi që nuk mund të përjashtohet për brazilianin, aq më tepër kur Vetë Alvesh për mediat franceze deklaron se parizienët e kanë derën e hapur dhe në të ardhmen për të provuar një transferim të tij nën hijen e kullës eifel: “Gjatë verës pati kontakte por unë vendosa të qëndroj në Barcelonë. Megjithatë është fakt që Paris Sent Zhermeni ka hyrë tashmë në hartën e skuadrave të mëdha evropiane dhe e kanë portën e hapur nëse në të ardhmen duan të hynë në bisedime”. Alves gjithashtu konfirmoi se nuk do ta mbyllë karrierën e tij te Barcelona dhe as në ndonjë skuadër tjetët evropiane, por kërkon t’I japë lamtumirën futbollit në vendin e tij, pikërisht me skuadrën ku mori start karriera e tij: “do të doja që vitet e fundit të karrierës sime t’i luaja në kampionatin brazilian, me skuadrën e Bahias”.

Mbrojtësi blaugrana foli gjithashtu dhe për rëndësinë që Mesi ka për katalanasit: “Barcelona është si një Ferrari dhe Mesi është butoni që shtypet për të ecur me shpejtësinë turbo. Besoj se kjo e tregon më së miri influencën që ai ka në skuadër”. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button