Qeveria e Kosovës ndau 390 mijë euro për Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka bërë shqyrtimin e raportit tremujor të buxhetit për vitin 2019. Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se është shënuar rritje prej 10% krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar, njofton Koha.net.

“Pranime përgjatë 6 mujorit arritën vlerën 464.79 milionë euro, apo 56.28 milionë euro më shumë krahasuar me tre mujorin e vitit 2018. Si rezultat i rritjes së pranimeve buxhetore që arritën vlerën 388.55 milionë euro duke shënuar një rritje prej 10 për qind ose 36.49 milionë euro më shumë krahasuar me tre mujorin e vitit 2018. Kjo rritje ka ardhur kryesisht si rezultat i rritjes së të hyrave tatimore neto prej 31.82 milionë euro, të hyrat jo tatimore janë rritur për 4.67 milionë euro”, tha ai.

Po ashtu në mbledhjen e sotme është bërë edhe shqyrtimi i programit të borxhit shtetëror 2020-2022.

Qeveria e Kosovës ka bërë shqyrtimin e kërkesës për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, me ç’rast janë ndarë 390 mijë euro nga mjetet rezervë.

Po ashtu është bërë shqyrtimi i kërkesës së Komunës së Rahovecit për ndarjen e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga breshri dhe vërshimet në vitin 2018.

Kryeministri tha se do ti përgjigjen pjesshëm kësaj kërkese, ku ka ndarë 1 milion euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë.

Gjatë kësaj mbledhje ministri i Financave Bedri Hamza, tha se importi i kafshëve duhet të lirohet.

“Në sektorin e bujqësisë importin e kafshëve duhet ta lirojmë. Nga shkalla 18 në shkallën 8 për qind me qëllim që të ndihmohen fermerët”, tha ai.

Është miratuar edhe propozim vendimit për lirim nga tatimi doganor për Bashkësitë Fetare të parapara me legjislacionin në fuqi për liritë fetare në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button