RMV, Prokuroria u deklarua për rastin në Rashçe

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme është realizuar inspektim në fshatin Rashçe të komunës së Sarajit – Shkup, me çka ka konfirmuar informacionin se një mashkull është privuar nga jeta pas sulmit me armë zjarri, transmeton Portalb.mk.

“Prokurori publik kujdestar i Prokurorisë Themelore Publike Shkup, ka inspektim  në fshatin Rashçe, ku gjatë pasdites është gjetur një mashkull i vdekur. Sipas informacioneve të para nga inspektimi, personi është privuar nga jeta gjuajta me armë të zjarrit Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të të ndjerit do të realizohet obduksion. Është dhënë urdhër për ekspertizë të të gjitha gjurmëve dhe dëshmive materiale të gjetura në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e PTHP-së Shkup.

LEXO: Është vrarë një person në fshatin Rashçe të Sarajit

Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ende nuk ka informata zyrtare për këtë rast. Së shpejti priten informacione të detajuara, megjithëse jozyrtarisht thuhet se të ndjerit Sh.Xh. (65), është shtënë nga një makinë në lëvizje e tipit Xhip, marka e të cilit ende nuk është bërë e ditur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button