Vuçiq: Tajvani i Kinës, Kosova e Serbisë

Qëndrimi i Kinës lidhur me Kosovën nuk ndryshon e kjo do të thotë përkrahje e integritetit territorial të Serbisë.

Kështu ka thënë në Pekin presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas bisedimeve me kryetarin e Kinës, Xi Jinping në takimin disa orësh me bashkëpunëtorët e presidentit kinez

Kina e kupton shumë mirë dhe e përkrah Serbinë lidhur me Kosovën, ka thënë Vuçiq, njofton “92”, transmeton Koha.net.

“Kina ka qëndrim shumë të fuqishëm lidhur me Kosovën”, ka thënë Vuçiq duke shtuar se këtë mirëkuptim e përkrahje ndaj Serbisë Kina e ka ofruar në Interpol , UNESCO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare.

Vuçiqi ka përkujtuar se presidentit kinez i ka thënë se Kina do ta ketë gjithmonë përkrahjen e Serbisë kur bëhet fjalë për Tajvanin dhe për rajonet tjera .

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button