Kallëzim penal për shoferin i cili me “mercedes” i shkaktoi vdekjen një polici

Policia e Kumanovës ka parashtruar padi penale kundër 40-vjeçarit S.J nga fshat Pelince, i cili më 21 prill me “mercedez” është  përplasur me efektivë policie, dhe si pasojë një polic humbi jetën, njëri mori lëndime, ndërsa më pas është përplasur me një automobil tjetër  ku ka lënduar edhe tre persona.

Policia e Kumanovës e parashtroi kallëzimin penal në Prokurorinë e Përgjithshme Publike të Kumanovës, për shkak të dyshimit se S.J ka bërë vepër penale ” vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pasurisë në qarkullim dhe mos dhënies së ndihmës të personit të lënduar në një aksident  rrugor”.

Nga ana tjetër gjykatësi i procedurës paraprake i ka caktuar masë arresti prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button