Mickoski shpalli fitore në zgjedhje me më pak vota të fituara sesa kundërshtari

Në momentin që Komisioni Shtetërorë Zgjedhor publikoi rezultatet preliminare prej votimit në suaza në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale, lideri i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoskishpalli fitore zgjedhore, gjë që paraqet pretendim të pavërtetë, për të vetmen arsye sepse votat flasin diçka tjetër:

Fituam dhe kjo është fitore e të gjithë juve që jeni të pranishëm, por për të gjithë ata që sot mbështetën presidentin e ardhshëm në Republikën e Maqedonisë, prof. Dr. Gordana SIlljanovska Davkokva dhe kryetarët e komunave në Ohër dhe në Novo Sellë, Nikollço dhe Mitre, sot nga zemre ju them faleminderit. I fituam të gjithë mbetjet e tranzicionit, fituam të gjithë politikat e pasuksesshme mashtruese dhe kriminale, udhëheqës i të cilëve është Zoran Zaev…, u shpreh Mickosvski në konferencë për shtypnë selinë e partisë pas përfundimit të votimit. 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, të dielën para mesnatës ju drejtua të pranishmëve në selinë e partisë dhe mbarë opinionin. Kur tashmë ishin numëruar më tepër se 90 përqind e fletëve të votimit, ai shpalli fitore në zgjedhje për kandidaten presidenciale të cilën e mbështet partia e tij, Gordana Silljanovska-Damkova, dhe njëkohësisht i uronte edhe kandidatët e VMRO-së për kryetarë komune në Ohët dhe në Novo Sellë, ku u mbajnë edhe zgjedhjet e parakohshme lokale së bashku me ato presidenciale.

Kjo fitore është e madhe për atë se është e popullit dhe në momentin e dukur. Fitore e çdo njëri person që ka ndjerë supet e tij padrejtësi, dhe njëkohësisht është përgjigjur duke luftuar për drejtësi. Prej sot, një javë, besimtarë, Maqedonia ka realiteti të ri. Maqedonia, me krenari, me dinjitet, urime, me drejtësi fitoi sot. Fitoi koalicionit i VMRO-DPMNE-së me popullin, koalicioni më i madh, më i fuqishëm, koalicion i kundërt me qeverinë e caktuar të udhëhequr nga Zoran Zaev, LSDM dhe 30 parti të tjera, u shpreh Mickoski

Por, kjo është në kundërshtim me të dhënat zyrtare në zgjedhjet e realizuara, të cilat tregojnë se Silljanovska – Davkokva ka marr numër më të vogël të votave në krahasim me kundër-kandidatin e koaliconit qeverisës, Stevo Pendarovski. Përgjatë kësaj, situata është e njëjtë edhe me betejën për kryetarë komunë në  Ohër, ku kandidati i VMRO-DPMNE-së, Mitre Millosheski, ka marr më pak vota në krahasim me kandidatin e LSDM, Konstantin Georgievski. Thjeshtë, DPMNE mund të lavdërohet me fitore në rrethin e parë në Novo Sellë.

Më saktë, në garën për funksionin e presidentit, Silljanovska-Davkokva në rrethin e parë morri 319.240 vota, gjë që është 4.606 vota më pak se 323.846 vota të cilat i mori Pendarovski. Praktikisht, ata do të garojnë në rrethin e dytë për dy javë, sepse morën më shumë vota se kandidati i tretë i mbështetur nga opozita shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka, i cili në të vërtetë morri 79.915 vota.

Sa u përket zgjedhjeve lokale në Ohër, kandidati i VMRO-DPMNE-së, Millosheski miratoi 10.614 vota, përderisa kandidati i LSDM-së, Georgievski morri 13.037 vota, ose 2.423 vota më tepër. Në këto zgjedhje, në rrethin e parë morën pjesë tre kandidatë – Mihail Trendafillov-Nançe Prej Bashkimit Demokratik Qytetar, Stevçe Stevovski nga Demokratët dhe Xhemal Mena nga BESA, të cilët gjithsej morën 3.211 vota, të cilët mund të luajnë rol kyç në rrethin e dytë.

Kandidati i VMRO-DPMNE-së, të vetmen herë që ka marr më tepër vota se kundërshtati, LSDM, në garë për kryetar komune në Novo Sellë, Nikollço Stoillkov nga VMRO-DPMNE morri 2.753 vota, përderisa Nikolla Andonov nga LSDM morri 2.693 vota. Përsëri do të shkojnë në rrethin e dytë pas dy javësh, sepse ka pasur 103 fletëvotime të pavlefshme, për shkak se asnjëri prej kandidatëve nuk ka marr 50 përqindëshin e nevojshëm të votave për fitore në rrethin e parë.

Edhe përkrah asaj se rezultati zgjedhor mund të analizohet si tregues për humbje të koalicionit qeveritar në krye me LSDM, mbështetja e të cilët drastikisht ka ra në krahasim me ciklin e zgjedhjeve paraprake, përsëri, votat në rrethin e parë në konto të kandidatëve të VMRO-DPMNE-së nuk janë argument i mjaftueshëm, që lideri opozitar Mickoski të shpall fitore. Përveç se SIlljanovska-Davkova fitoi më pak vota se Pendarovski, ajo mori edhe më pak vota në raport me votat që VMRO-DPMNE i pati në zgjedhjet e fundit, në të cilat partia erdhi deri te ndryshimi i liderit dhe ndryshimeve brendapartiake. Kështu që, deklaratën e Mickoskit në të cilën ai shpall fitore në zgjedhje, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

Burimi: Vërtetmates.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button