Belgjika e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të RMV-së në NATO

Parlamenti federal belg sot e miratoi protokollin inkuadrues të Maqedonisë së Veriut në NATO, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Informacionin e kumtoi ministri belg i Punëve të Jashtme, Didie Rejnders në Tuiter.

“Më vjen mirë të tregoj se parlamenti belg sot e miratoi ligjin me të cilin pranohet protokolli inkuadrues i Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, Belgjika është në hap ta finalizojë procesin e ratifikimit”, shkruajti Rejnders.

Propozim-ligji për inkuadrimin  e Maqedonisë së Veriut në Aleancë ishte miratuar nga ana e qeverisë belge para  më pak se dy javë.

Procedura belge parashikon së pari ligji të marrë dritë të gjelbërt nga Këshilli shtetëror, mendimi i të cilit edhe pse nuk është obligues është shumë i rëndësishëm,  pastaj ligjin ta miratojë Parlamenti para se të ratifikohet. Parlamentet tjera rajonale nuk janë involvuar në proces, vetëm ai federal, që do të thotë e përshpejton procedurën.

LISTA E VENDEVE QË DERI MË TANI E KANË RATIFIKUAR PROTOKOLIN

  1. Bullgaria e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO
  2. Greqia e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO
  3. Sllovenia e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë në NATO
  4. Shqipëria e ratifikoi Protokollin e Maqedonisë së Veriut, me një minutë heshtje e filloi seancën (VIDEO)
  5. Kroacia e ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  6. Mali i Zi e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO
  7. Rumania e nënshkroi Protokolin për anëtarësim të RMV-së në NATO, nesër do ta nënshkruajë Lituania
  8. Lituania e nënshkroi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  9. Danimarka e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO
  10. Sllovakia e ratifikoi Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.

  11. Polonia e ka ratifikuar Protokollin për hyrje të Maqedonisë së Veriut në NATO

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button