Zaev: Maqedonia e Veriut, vërtetë e meriton të jetë vendi i 30-të i NATO-s

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot u adresua në tryezën e rrumbullakët me temë “Sfidat ekonomike dhe efektet nga integrimet euroatlantike”, në organizim të Institutit për Strategji dhe Zhvillim (ISD), raporton Anadolu Agency (AA).

Në adresimin e tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, rikujtoi qëllimin strategjik të vendit për t’u bërë pjesë e familjes euroatlantike dhe përfitimet ekonomike prej saj.

“Si vendi i ardhshëm anëtar i 30-të dëshirojmë të sigurojmë kontribut për formësimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në një rajon të qetë, prosperues dhe demokratik. Si dhe të japim kontribut serioz për paqen, stabilitetin dhe sigurinë e tërë Evropës Juglindore”, theksoi Zaev.

Sipas tij, rritja ekonomike e Maqedonisë së Veriut në masë të madhe varet nga aftësia e vendit për të siguruar paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Duke theksuar se Maqedonia e Veriut, si vend i 30-të anëtar i NATO-s do të jep kontribut pozitiv në vlerat e përbashkëta, siç janë përkushtimi mbi demokracinë, ekonominë e tregut të lirë, të drejtat e njeriut, Zaev tha:

“Unë vërtetë dua që momentet e anëtarësimit tonë në NATO të jenë shumë logjike dhe me shumë arsye justifikuese. Me këtë të dëshmojmë edhe kapacitet vendor se vendimet jo vetëm që kanë qenë të motivuara nga motivet politike por edhe në thelb vendi ynë, mik me të gjithë, me të vërtetë e meriton të jetë vendi anëtar i 30-të i NATO-s”.

Tuna Eyup Kahveci, kryetar i Institutit për Strategji dhe Zhvillim, duke falënderuar kryeministrin për pjesëmarrjen e sotme në tryezën e rrumbullakët tha se takimi do të jetë njëfarë forumi në të cilin politikanët, akademikët, përfaqësuesit e bashkësisë afariste dhe të rinjtë do të kenë mundësi që hapur të shkëmbejnë mendime për çështje me rëndësi thelemore për ardhmërinë ekonomike të Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button