Dimër në Spanjë, borë e përmbytje në shumë zona

Pas Pashkëve të lagështa për shumë pushues në Spanjë, një valë e re e të ftohtit solli erëra, reshje e madje edhe borë në disa pjesë të vendit, ditën e mërkurë, përcjell Koha.net. 

Autoritetet ngritën paralajmërime në më shumë se gjysmën e rajoneve spanjolle. Borëpastrueset u mobilizuan për largimin e borës nga rrugët në zonat të larta, përfshirë Gudalaharën dhe Veriun e Madridit, ndërsa shërbimet e emergjencës ndihmuan për lehtësimin e kushteve në zonat e përmbytura në qytezën e Ksabia, në jug të Valencias.

Meteorologët parashikojnë rikthimin e diellit për zgjedhjet e përgjithshme që mbahen në 28 prill/A2CNN.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button