BE ka kritikuar vendimin e Putin për t’iu ofruar shtetësi separatistëve

Bashkimi Evropian (BE) ka kritikuar vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për të lehtësuar marrjen e shtetësinë ruse për ata që jetojnë në zonat nën kontrollin e separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi i Putinit është një sulm i ri mbi të drejtat e sovranitetit të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë nga Shërbimi i Zëdhënësit të Komisionit Evropian (KE).

“Ky hap i hedhur nga Rusia menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, mund të nxit paqëndrueshmëri në vend”, thuhet në deklaratë ku i bëhet thirrje Moskës të heq dorë nga vendimet që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Minskut.

Putin ka nënshkruar një dekret që parashikon lehtësim në dhënien e shtetësisë ruse për banorët në Donetsk dhe Lugansk, ku ndodhen separatistët pro-rusë në Ukrainë.

Në Ukrainë në vitin 2014, separatistët pro-rusë në rajonet Donetsk dhe Lugansk shpallën të ashtuquajturën pavarësinë e tyre kundër administratës së Kievit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button