Për Ivanovin, paditë kundërvajtëse të Antikorrupsionit janë vendime politike

Kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov  reagoi ashpër për, siç thonë në kumtesë, për vendimin politik të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (KSHPK) që të ngrejë padi kundërvajtëse kundër presidentit të shtetit dhe tërësisht i hodhi poshtë konfirmimet se me sjelljen e dekreteve, të cilat janë lëndë e këtij vendimi, shefi i shtetit ka vepruar në kundërshtim me ligjet dhe i ka tejkaluar autorizimet e tij.

“Të dëshpëron fakti se, edhe përskaj asaj se në Komisionin Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit në mënyrë të rregullt ishin dorëzuar arsyetimet dhe bazat ligjore në bazë të së cilave presidenti i Republikës së Maqedonisë ka sjellë dekretet, të njëjtat nuk janë marrë parasysh nga ana e Komisionit, ndërsa në vend të asaj, si arsyetim jepen konstatime të përgjithshme pa bazë ligjore. Presidenti i Republikës së Maqedonisë i solli dekretet në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe ligjet”, thuhet në reagimin e kabinetit të Ivanovit.

Prej atje potencojnë se në pajtim me nenin e 79 të Kushtetutës, shefi i shtetit është komandant suprem i forcave të armatosura të Republikës.

Në pajtim me, nenin 18 të paragrafit 1 pika 11 të Ligjit për mbrojtje, presidenti i shtetit emëron eprorë formacioni në vendet e gjeneralëve dhe avancon dhe shkarkon gjeneralë.

Si komandant suprem, presidenti nuk ka për obligim të kërkojë leje për kompetenca që janë të regjistruara me ligj.

“KSHPK në arsyetim i referohet Ligjit të shërbimit të Armatës së Republikës së Maqedonisë. Ky ligj parashikon procedurë për avancimin tek grada e kolonelit, e jo gjeneral, e cila është kompetencë e presidentit të Republikës së Maqedonisë në pajtim me Ligjin për mbrojtje”, thuhet në reagim.

Në mënyrë shtesë siç thonë nga kabineti i Ivanovit,  Ligji për mbrojtjen   është ligj sistemor, ndërsa Ligji për shërbimin në ARM është ligj i përgjithshëm. Në pajtim me parimin e kushtetutshmërisë, i parashikuar me nenin 51 të Kushtetutës, është e qartë se si është hierarkia normative  në marrjen e vendimeve.  Nëse ka konflikt në normat midis dy ligjeve, atëherë zbatohen dispozitat e Ligjit të mbrojtjes dhe jo të Ligjit  për shërbim në Armatë.

Lidhur me  sistemin e pagave  dhe kompensimit të pagave, nga kabineti i Ivanovit, thonë se në pajtim me nenin 170 (1) nga Ligji  për shërbim në ARM , kjo është kompetencë e ministrit të mbrojtjes ose e personit të tij të autorizuar, dhe jo e presidentit të vendit.

KSHPK ngre dy procedura për shkelje kundër presidentit Gjorge Ivanov  për shkak të emërimit të gjeneralëve  në Armatë  pas  shpalljes së zgjedhjeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button