Ministri Ademi me porosi për nxënësit: E ardhmja i takon arsimit profesional

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi sot mori pjesë në ndarjen e çmimeve “Lideri i drejtimit” nga garat e organizuara mes nxënësve të shkollave te mesme profesionale.

Këtë vit, sikurse tha ministri, për herë të pestë radhazi i ndajmë çmimet në kuadër të garave “Lider i profesionit”. Bëhet fjala për garë e cila nga viti në vit bëhet gjithmonë më interesante dhe më tërheqëse për nxënësit e shkollave të mesme profesionale në vend, ku ata paraqesin njohuritë e fituara gjatë procesit arsimor në kuadër të profesionit që kanë vendosur të mësojnë.  “Fituesit e sivjetshëm janë më të mirët midis 147 nxënësve të paraqitur nga 23 profile të 9 drejtimeve profesionale”. Kjo garë, plotësoi ministri është edhe një tregues se vendi ka me te vërtetë shumë nxënës të talentuar.

“Këta janë nxënësit që do të krijojnë ndryshimet e ardhshme në shoqëri dhe do t’i lëvizin përpara proceset ekonomike-shoqërore. Këta janë nxënës të shkollave të mesme profesionale që, do të kisha thënë, me vet përzgjedhjen e këtij lloji të arsimit e kanë trasuar rrugën drejt prosperitetit shoqëror dhe për t’u inkuadruar me sukses në shoqëri” deklaroi ministri Ademi. Prandaj, siç tha ai, këshilla dhe mesazhi drejtuar të gjithë nxënësit e ardhshëm është që të mendojnë mirë se ku do të vazhdojnë arsimimin e tyre dhe t’i japin përparësi arsimit profesional.

“Në fakt, e ardhmja i takon arsimit profesional!”,shtoi Ademi.

Përzgjedhja e nxënësit më të mirë është kryer sipas suksesit të arritur, pas aktiviteteve të realizuara në kuadër të garave “Lider i drejtimit”, përmes të cilave (aktivitete) tregohen, dëshmohen, vlerësohen dhe rangohen njohuritë, shkathtësitë, aftësitë dhe kompetencat e nxënësve në lëndët profesionale dhe mësimin praktik në kuadër të një profili arsimor të veçantë nga arsimi teknik dhe arsimi profesional për profesione, në përputhje me Rregulloren për përzgjedhjen e nxënësit më të mirë në profesion nga vitet e fundit në arsimin profesional në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button