Familjarët e Kiracovskit do të tërhiqen nga vendet e punës

Pas urdhrit të drejtpërdrejt të kryeministrit Zoran Zaev, që familjarët e funksionarëve të japin dorëheqje, sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe deputeti, Aleksandar Kiracovski, kumtoi se motra dhe gjyshja e tij, tërhiqen nga vendet e punës, njofton Portalb.mk.

“Babai i bashkëshortes time, Boris Popovski, menjëherë e ka tërhequr angazhimin e tij si analist, nëpërmjet Agjencisë për Punësim të Përkohshëm. Në këtë drejtim dua ta njoftojë opinionin se kërkova tërheqje të familjarëve të mi nga vendet e punës për të cilët Komisioni për Antikorrupsion ka gjetur ndonjë indikacion, edhe pse nuk kam drejtë në atë, pasi që assesi nuk kam ndikuar për punësimin e tyre. Nga vendi i punës, që nuk ka asnjëfarë lidhje me nepotizmin, tërhiqet edhe motra ime, Mirjana Josifovska dhe nëna e bashkëshortes sime. Me vullnetin e tyre, si vendim i tyre personal”, informoi Kiracovski.

Ndryshe, pas seancës së Komisionit  për Parandalimin e Korrupsionit, n të cilën është konfirmuar dyshim për nepotizëm gjatë punësimeve të familjarëve të funksionarëve, kryeministri Zoran Zaev tha se po dërgon urdhër direkt te të gjithë që punësimet e tyre janë konstatuar si të parregullta të tërhiqen nga vendet e punës. Duke folur në tribunën në Prilep, ai mbrëmë i ftoi n përgjegjësi politike dhe profesionale edhe ata që kanë bërë nepotizëm.

“Qytetarët reagojnë, institucionet e pavarura kontrollojnë dhe veprojnë. Sistemi funksionon dhe ja vendimet. Ky është mesazh për të gjithë punësimet e të cilëve janë konstatuar si të parregullta. U dërgoj urdhër të gjithëve të tërhiqen nga vendet e punës ku janë. Vetëm kështu do të funksionojë sistemi. Gjithsesi, ftoj në përgjegjësi politike dhe profesionale të çdonjërit që ka bërë nepotizëm dhe e ka shkurtuar të drejtën e qytetarëve”, tha Zaev.

Megjithatë, si tha se Komisioni e Antikorrupsionit pret vendime edhe për rastet e, siç tha, anës tjetër, të VMRO-DPMNE-së

“Pres vendime dhe procedura për nepotizmin masiv të VMRO-DPMNE-së që e përhapur në shtet dhe me të cilin tani përballet gjithë shoqëria”, tha kryeministri dhe lideri i LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button